255 këshilla për sëmundjet kardiake, të veshkave, stomakut, infeksionet e syve, veshëve, etj.

“Të kemi shëndetin” themi shpeshherë kur përballemi me probleme të vogla a të mëdha në jetën e përditshme. Se shëndeti fizik e mendor janë ato çka e bëjnë të plotë trupin e njeriut e vetë jetën. Sigurisht, sëmundjet mund të kurohen në spitale e klinika mjekësore, por, nëse do ishte e mundur, parandalimi është rruga më e sigurt për një jetë të gjatë e të shëndetshme. Por dhe në ato raste kur dikush është prekur nga një sëmundje e caktuar, ekzistojnë procedura të thjeshta që mund të ndiqen në kushtet e shtëpisë, të cilat ndihmojnë në mos përkeqësimin e gjendjes. Çelësi është gjithnjë tek informacioni. Specialistët e shëndetësisë kanë deklaruar se 35 për qind e sëmundjeve në trupin e njeriut shfaqen nga mungesa e njohurive. Jo pak herë është vërtetuar se janë vetë njerëzit ata që e dëmtojnë kolesterolin, që krijojnë probleme me mushkëritë, që acarojnë funksionimin e mëlçisë apo që nuk kujdesen aq sa duhet për mirëqenien organike. Pikërisht për këtë arsye, gazeta “Tirana Observer” boton në suplementin e sotëm plot 255 këshilla mjekësore për të gjitha sëmundjet në organizmin e njeriut. Në shumë raste këshillat vlejnë për të evituar shfaqjen e një sëmundjeje të caktuar dhe në raste të tjera për ta kuruar atë.
Kështu ju mund të lexoni brenda pesë faqeve rekomandime të mjekëve për sëmundjet kardiake, ato të veshkave, mëlçisë, stomakut, barkut, pankreasit, infeksionet e syve, të veshëve, të lëkurës, obezitetin, variçet, këshilla për kancerin dhe evitimin e tij. Këshillat e përmbledhura në numrin e sotëm lidhen kryesisht me mënyrën tonë të të ushqyerit, si duhet të jetë ajo, si dhe me zakonet e përditshmërisë që një njeri nuk duhet t”i harrojë asnjëherë.

ZEMRA

Si të luftoni sëmundjet kardiake
1-Pakësoni ushqimet me yndyrë, shtoni perimet dhe frutat e freskëta në dietën tuaj.
2-Bëni çdo ditë të paktën 30 minuta ecje.
3-Bëni çdo ditë të paktën 15 minuta ushtrime.
4-Konsumoni një gotë verë të kuqe në ditë.
5-Evitoni, alkoolin, duhanin.

Kolesteroli

Këshilla për të ulur kolesterolin

6-Për të ulur përqindjen e lartë të kolesterolit nuk duhet të pini cigare dhe nëse pini, mundoheni ta ulni numrin e tyre deri sa ta ndaloni krejtësisht. 
7-Merruni me ushtrime fizike në mënyrë të rregullt. Mbani një peshë ideale (pesha ideale është ajo që keni pasur kur keni qenë 25 vjeç).
8- Favorizoni më tepër konsumin e peshkut se sa të mishit.
9-Përdorni më shumë vajin e ullirit se sa gjalpin në përgatitjen e vakteve. 
10-Kujdes me ëmbëlsirat e ndryshme, sepse bëhen gjithnjë me shumë vezë, po ashtu duhet të largoni nga ushqimet tuaja gjalpin, djathin, sallamet e ndryshme.

OBEZITETI

Si të mposhtini mbipeshën

11- Duhet të lëvizni duke caktuar kohë për aktivitete çdo ditë.
12- Zgjidhni ushqimin cilësor, duke i dhënë organizmit gjithçka për të cilën ai ka nevojë.
13- Yndyrat dhe sheqernat kanë shije të mirë dhe ju nevojitet një 
masë e caktuar e tyre çdo ditë.
14- Balanconi dietën tuaj, të gjitha ushqimet mund t”i vendosim në dietë të shëndetshme.
15- Planifikoni një meny të shumëllojshme gjatë ditës. 
16- Planifikoni të kaloni 5-10 minuta relaks çdo mëngjes.
17- Mundohuni të jeni korrektë me ushqimin, hani nga të gjitha 
llojet, por me kufi.

ANEMIA

Çfarë duhet të konsumojnë anemikët

18-Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C.
19-Anemikët duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile.
20-Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, efikase për t”u trajtuar. 
21-Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë. 
22-Çajin, kakaon dhe kafen duhet t”i marrin tri orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen. 
23-Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, para buke.
24-Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja.
25-Të sëmurët duhet të marrin gjithashtu, çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditë.

REUMATIZMA

Si ta kurojmë reumatizmëm

26-Bëni dy herë në javë ushtime gjimnastikore të lehta.
27-Merrni here pas herë (një herë në dy ose tre muaj) tableta multivitaminë.
28-Jetoni në ambiente që nuk janë të ftohta.
29-Bëni plazh çdo vit dhe e rëndësishme është që të shtriheni në rërën e mëngjesit dhe pasdites.
30-Pini sa më shumë çarja me bimë jeshile.
31-Përdorni ujë mineral.
32-Hani sa më shumë fruta me vitaminë C dhe A.
33-Sa herë që ndjeheni të lodhur përdorni paracetamol ose medikamente të tjera me përmbajtje paracetamoli.

SPONDILIATROZA

Si të evitojmë dhimbjet

34-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës.
35-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturë mesatare.
36-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë.
37-Pirja e çajrave të ndryshëm, veçanërisht me mente, bën mirë për sëmundjen.
38- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë.
39-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës.
40-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin.
41-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina.

SINOZITI

Këshilla për sëmundjen

42-Evitoni diellin në pikun e vapës.
43-Mbani gjithmonë syze edhe në dimër, edhe në verë
44-Përdorni sa më shumë ushqime me fibra.
45-Në rast se ju fillojnë dhimbje është mirë që të konsumoni menjëherë kafe.
46-Evitoni zhurmat e larta, të magnetofonit, televizorit.
47-Për t”u qetësuar, qëndroni në qetësi të plotë dhe në një ambient të mbyllur, dhe në errësirë për të paktën 30 minuta.

MIGRENA

Këshilla për të evituar dhimbjen:

48-Kontrolloni tensionin çdo ditë, pasi luhatjet e tij janë shkak për shfaqjen e krizave të migrenës.
49-Kuroni dhimbjet e dhëmbëve, dhimbjet e syve, sinozitet apo bllokimin e hundëve, pasi ato bëhen shkak për migrenë kronike edhe pas këtyre sëmundjeve.
50-Evitoni zemërimin, emocionet e forta, shokimet, çlironi tensionet, çlirohuni nga streset.
51-Evitoni mbilodhjen, ndryshimin e rutinës, çrregullimet e gjumit, çrregullimet seksuale.
52-Mos qëndroni në vende me zhurmë të lartë, në ambiente me drita të zbehta si dhe ambiente me lagështirë.

DIABETI

Ushqimet që duhet të konsumojnë pacientët:

53-Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën.
54- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara.
55- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë.
56- Yndyrat duhet të jenë vajra me një lidhje dyfishe. 
57- Duhet t”i shtojnë dietës së tyre arra.
58- Efikase edhe bajamet.

PANKREASI

Këshilla për të mos u dëmtuar pankreasi:

59-Mospërdorimi i alkoolit është këshilla numër një e specialistëve të shëndetësisë për të evituar pankreasin.
60-Femrat dëmtohen më shpesh sesa meshkujt nga sëmundja, pasi stomaku i tyre e ka më të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë arsye atyre u këshillohet të përdorin sa më pak kripë, yndyrna. 
61-Për të luftuar sëmundjen e pankreasit këshillohet një jetë sa më e qetë, pa strese dhe çrregullime nervore.

VESHKAT

Si të evitoni sëmundjet e veshkave:

62-Evitoni kripën e tepërt.
62-Pini sa më shumë lëngje.
64-Konsumoni çaj nga trëndafili i egër.
65-Konsumoni lëng kumbulle.
66-Pini më shumë se 1 litër e gjysmë ujë mineral në ditë.
Faqe 2

MUSHKËRITË

Si të ndihmoni mushkëritë:

67-Përdorni sa më shumë produkte me mish.
68-Shëtisni të paktën 1 orë në ditë në një pyll të mbushur me pemë dhe në ajër të pastër.
69-Mos përdorni duhan.
70-Mos jetoni apo flini në një dhomë me duhanpirës.
71-Përdorni sa më shumë lëngje dhe supëra. 
72-Çdo ditë duhet të konsumoni një gotë verë, preferohet e kuqe.
73-Peshku dhe nënproduktet e tij janë shumë efikase për “mirëqenien” e mëlçive.

GURËT NË TËMTH

Si të luftoni shfaqjen e gurëve në tëmth:

74- Duhet të konsumoni çaj rigoni. 
75- Për kurimin e sëmundjes, përveç bimës shërbejnë edhe gjethet e thara në hije.
76- Përdoreni erëza në ushqime. Përveç shijes së mirë, parandalojnë sëmundjet.
77- Përdorni sa më pak ushqime të skuqura dhe kripë.
78- Pini sa më shumë lëngje dhe ujë natyral.

KRIZAT E BARKUT

Evitoni dhimbjet e barkut me:

79-Përdorni ushqime të pasura me hekur.
80-Mish, peshk, shpretkë.
81-Vezë, perime, fruta.
82-Fruta që përmbajnë vitaminë C etj.
83-Kafe, çaj, kakao apo edhe lëngje të tjera, që përmbajnë kafeinë, duhet t”i marrin dy orë para ose pas ushqimit.
84-Hurmat janë tepër efikase për të trajtuar dhimbjet e barkut.

MËLÇIA

Ushqimet që kurojnë dhe dëmtojnë mëlçinë:

85-Përdorimi i 20-40 gramëve alkool në ditë dëmton mëlçinë.
86-Mosha është një ndër faktorët kryesorë të dëmtimit të mëlçisë, pasi sa më e vogël që të jetë mosha e konsumatorëve të alkoolit aq më të rënda janë dëmtimet. 
87-Predispozicioni gjenetik është një ndër faktorët kryesorë të shfaqjes së sëmundjes.
88-Këshillohet konsumimi i produkteve të mishit.
89-Këshillohet përdorimi i rrepave të kuq, lakrës së kuqe dhe broklës.
90-Këshillohet të mos pihen shumë kafe gjatë ditës, të mos konsumohet birra dhe lëngjet me gaz.

DIETA DHE SHËNDETI

Si të mbash oreksin nën kontroll:

91- Edhe pse frutat e thata nuk përmbajnë yndyrë dhe kalori, është mirë t”i konsumosh.
92- Buka bën pjesë tek karbohidratet të cilat janë një burim shumë i rëndësishëm energjie për organizmin.
93- Gjatë ditës duhet të konsumohen tre vaktet kryesore: Mëngjesi, dreka dhe darka, dhe dy deri në tre vakte të ndërmjetme: Paradite, pasdite.
94- Dietat e shpejta nuk janë zgjidhja e duhur për t”u dobësuar.
95- Është e shëndetshme të përzihen karbohidratet me proteinat.

HIPERTENSIONI

Rregulla për të mos nxitur sëmundjen:

96-Stresi krijon një dominante në sistemin nervor, e cila shton prodhimin e adesteronit në veshka, e për pasojë çon në ngushtimin e enëve të gjakut dhe shfaqjen e hipertensionit.
97-Personat me hipertension duhet të kenë kujdes gjatë dimrit, për shkak të së ftohtit, por dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave. 
98-I ftohti ngushton enët e gjakut dhe rrit tensionin. 
99-Prandaj këtyre pacientëve u rekomandohet të jenë korrekt në marrjen e ilaçeve dhe të kenë kujdes me menynë dhe stilin e jetës. 
100-Të sëmurët duhet të eliminojnë daljet në ditët shumë të ftohta, të dalin vetëm gjatë orëve të ngrohta dhe të vishen mirë.

BRONKITI KRONIK

Si të mbani larg vetes sëmundjen:

101-Evitoni jetesën në ambiente të lagështa.
102-Evitoni jetesën në ambiente me duhanpirës.
103-Evitoni jetesën në qytete të ndotura.
104-Mos qëndroni për shumë kohë në dush, as në dimër e as në verë.
105-Bëni masazhe me vaj ulliri dhe raki në të gjithë trupin.
106-Frekuentoni sa më shumë plazhin dhe ambientet me diell.

TIROIDJA

Ushqimet që i bëjnë keq tiroides:

107-Personat me tiroide nuk duhet të konsumojnë lakrën e bardhë. 108-Nuk duhet të konsumojnë fasulet.
109-Nuk duhet të konsumojnë gështenjat.
110-Në rast se personat kanë mungesë jodi, në këtë rast kripa duhet të ruhet nga lagështira dhe kontakti me dritën.
111-Në rast se personat e kanë me tepri jodin, atëherë duhen zbatuar konsultat e mjekëve në mënyrë që sëmundja të mos kthehet kronike.

ALERGJIA

Si të evitojmë alergjitë

112-Alergjikët duhet të mos konsumojnë kikirikët, qumështin, vezët, grurin, sojën.
113-Nuk duhet të konsumojnë ato ushqime me përbërje vajore si arrat dhe bajamet.
114- Edhe në rastet kur bëhet fjalë për puthje, këshillohet që partnerët të lajnë dhëmbët dhe fytyrën nëse ata kanë ngrënë një ushqim që shkakton alergji tek partnerët. 
115-Mos përdorni në rroba detergjentë aromatikë.
116-Qëndroni larg vendeve të lulëzuara gjatë stinës së pranverës dhe vjeshtës.
117- Mos përdorni facoletë, letra higjienike apo letra duarsh me përmbajte aromatike.

TURBEKULOZI

Këshilla për parandalimin e tuberkulozit

118-Është e këshillueshme një ajrosje e vazhdueshme si dhe filtrim i ajrit.
119- Është mirë që të dilet vazhdimisht për të marrë ajër të pastër në zonat që nuk kanë ndotje të ajrit. 
120-Po ashtu edhe në shtëpinë tuaj nuk duhet të hyjë ajër i papastër, ndaj duhet të merrni masa për ta filtruar atë. 
121-Nëse një person mendohet se ka qenë në kontakt me një person tjetër që është me tuberkuloz, duhet t”i jepet menjëherë antibiotiku parandalues. 
122-Po ashtu personat e infektuar duhet të qëndrojnë në vende të izoluara dhe të marrin kurë të menjëhershme. 
123-Secili duhet t”i kushtojë rëndësi mbrojtjes personale. Nëse e dini që do të jeni në kontakt me një person që është i infektuar me tuberkuloz, duhet të vishni një respirator personal, si dhe duhet të jeni sa më shumë higjienikë.

MAJASELLI

Këshilla për personat që kanë probleme në zorrë

124-Në të gjitha rastet me majasëll këshillohet që të përdoren krundet e grurit në supë apo në gjellë, tri herë në ditë.
125-Krundet nuk duhet të përvëlohen, por të hidhen atëherë kur serviret ushqimi në tryezën e ngrënies. 
126-Krundet e grurit duhet të zëvendësojnë mëlmesat e tjera që janë shumë të dëmshme për hemorroidet. Mëlmesa me përbërje të barishteve natyrore që përgatitet e bluar, ka hekur dhe e përmirëson shëndetin e të sëmurëve.
127-Përdorimi i kësaj mëlmese krijon lirimin e kapsllëkut. 
128-Mëlmesa e tillë nuk duhet të përvëlohet, por të qitet në supë apo në gjellë ashtu e “gjallë” të përzihet dhe të hahet. 
129-Ngrënia e një molle të ëmbël para ushqimit liron zbrazjen e zorrëve. 
130-Ata që kanë probleme në zorrë duhet të pinë rregullisht tri herë në ditë nga një gotë lëng molle para ushqimit.
131-Kundër mbylljes kronike të zorrës së trashë (për rregullimin e jashtëqitjes), ndihmojnë gjethet e pelinit.
132-Ndihmues janë edhe lëvoret e dardhës si dhe kamomili, i cili mund të pihet në vend të ujit.

KANCERI I GJIRIT

Këshilla për të shmangur kancerin në gji

134- Bëni vizita mjekësore sa herë ndjeni shqetësime, por edhe kur e ndjeni veten mirë. 
135- Bëni një jetë të shëndetshme, bini në peshë, nëse jeni 
mbipeshë. 
136-Përpiquni të minimizoni stresin. 
137-Mundohuni të keni një aktivitet seksual të rregullt. 
138-Ushqehuni duke ndjekur një dietë të caktuar.
139- Hani ushqime që janë të pasura me vitaminë A, E dhe C, p.sh., karota, spinaq, kajsi dhe agrume.
140-Mos harroni se lindja e fëmijës dhe ushqimi me gji 
janë shumë të rëndësishme për shëndetin e gjirit tuaj.

KANCERI I PROSTATES

Këshilla për dietën që parandalon kancerin e prostatës

141- Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.
142- Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.
143- Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.
144- Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.
145- Arrat, sipas specialistëve, kanë vitaminë D.
146- Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.
147- Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.
148- Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.

KANCERI NË STOMAK

Si të evitoni kancerin në stomak

149- Përdorni sa më shumë fruta dhe perime
150-Evitoni nitratin dhe potasiumin. Këta përbërës nitrogjen njihen se janë shumë të dëmshëm dhe japin më shumë mundësi zhvillimit të kancerit të stomakut. Gjenden më së shumti në mish, sallam, salçiçe. 
151- Limitoni duhanin, ushqimet që përmbajnë djegës si dhe që janë shumë të kripësuara. 
152-Në vendet që tymoset shumë dhe që preferojnë ushqimet më shumë kripë është vërtetuar se kanë një nivel më të lartë të prekurve nga kjo sëmundje. 
153- Limitoni konsumimin e alkoolit. Alkooli mund të shkaktojë ndryshime në qelizat dhe mund të çojë drejt kancerit. 
154- Limitoni mishin e kuq. Konsumimi i sasive të mëdha të mishit të kuq, sidomos nëse është i skuqur, rrit mundësinë për zhvillimin e kancerit të stomakut.
155- Vizitohuni tek mjeku nëse keni simptoma të ulcerës, si dhimbja e stomakut, djegia apo të vjellat.

KANCERI I LEKURËS

Këshilla për të shmangur rrezikun

156- Eliminoni sa më shumë ekspozimin e rrezeve ultra vjollcë, sidomos në orët më të nxehta të ditës.
157- Evitoni djegiet nga dielli.
158- Përdorini kapele për të mbrojtur fytyrën e cila është e ekspozuar si në verë edhe në dimër nga dielli. 
159- Përdorni veshje dhe rroba mbrojtëse (mëngë të gjata, pantallona të gjata) kur e dini që do të qëndroni shumë në diell.
160- Përdorini aparatura që u ndihmojnë të nxiheni (rrezet artificiale) që bllokojnë si rrezet UVA dhe ato UVB.

ASTMA

Si të luftoni astmën

161-Këshillohet të pihen sa më shumë çajra me përzierje bimore, të nxehtë, pasi ato ndihmojnë në largimin e kollës.
162-Duhet të shmanget pirja e cigares për sa kohë që të sëmurët kanë kollë, pirja e përkeqëson më tepër shëndetin.
163-Këshillohet uji me mjaltë dhe limon, ndihmon në zbutjen e fytit.
164-Këshillohet mbajtja pranë e 1 gote uji, lehtëson kollën, nëse kollitesh gjatë natës. 
165-Këshillohet të mos përdoren ushqime, si vezë, qumësht që 
shkaktojnë astmë.

Këmbët

Këshilla për infeksionet në këmbë

167-Mos i mbani këmbët në këpucë më shumë se tri orë.
168-Trajtoji çdo ditë me ujë të ngrohtë, brenda së cilës duhet të keni hedhur vaj bajame ose rozmarinë.
169- Gjatë verës është mirë që përdorni vetëm shapka ose sandale, në mënyrë që këmbët të ajrosen sa më shumë.
170-Burrat janë më problematikë në sëmundjet e gishtave të këmbëve.
171-Morthi, është sëmundje që u krijohet zakonisht atyre njerëzve që i veshin çorapet e lagura ose nuk u djersinë këmbët.

PAGJUMËSIA

Këshilla për të stimuluar gjumin:

172. Ushtrimet ju ndihmojnë që të flini, por evitoni ushtrimet e shkurta para se të shkoni në shtrat. 
173. Një dush i ngrohtë para se të shkoni në shtrat do t”u vinte shumë në ndihmë. 
174. Evitoni konsumimin e pijeve që përmbajnë kafeinë (kafe, kakao dhe koka kola), sidomos natën vonë. 
175. Seksi para se të jetë koha për gjumë mund të jetë një mënyrë për të përafruar gjumin tuaj. Meshkujt mund të flenë pas seksit, ndërkohë që femrat mund të mbeten shumë energjike. 
176. Lexoni një libër derisa të ndiheni të përgjumur. Nëse nuk jeni në gjendje të flini, çohuni përsëri. 
177-Uluni dëgjoni pak muzikë ose vazhdoni të lexoni derisa të kalojë gjysmë ore. Atëherë gjumi me siguri që nuk do “t”u bëjë naze”.

ZBOKTHI

Këshilla për të luftuar zbokthin:

178- Mos e hidh shampon drejtpërdrejtë
tek flokët, por hidheni në pëllëmbën e dorës përpara se të lani flokët. Kështu nuk acarohet tabani i flokëve. 
179-Përpiqu të mos përdorësh solucione që përmbajnë alkool për flokët pasi ai than lëkurën. 
180-Përpiqu t”i shmangesh stresit dhe të flesh gjumë të rregullt, pasi pagjumësia dhe stresi shtojnë zbokthin. 
181-Në rastin kur zbokthi është në sasi të vogla, mund të përdorni rregullisht një shampo të zakonshme kundër zbokthit, sa herë që lani flokët. 
182-Kur zbokthi është në sasi mesatare, duhet përdorur çdo dy ditë një shampo e veçantë që përmban lëndë që mbysin këpurdhat. 
184-Kur zbokthi është në sasi shqetësuese, është nevoja e përdorimit të një mjeti efektiv siç janë shampoja “Fungoral” apo trajtuesi i zbokthit “Gentinor”.

AKNET

Për të luftuar puçrrat në fytyrë:

185-Mos ndërhyni me duar në puçrra ose pika të zeza, sepse janë shenja inflamacioni. Shtypja është e rrezikshme nëse ndërhyrja bëhet në mënyrë të gabuar. Kjo lloj traume nuk bën tjetër veçse përkeqëson gjendjen e lëkurës.
186-Trajtoni fytyrën me produkte cilësore, me përbërës organikë si: Kamomil, kamfor, kalendula, etj.
187-Përdorni fruta e ushqime të freskëta.
188-Merrni vitamina A, C, E.
189-Mos përdorni sapunë kundër yndyrës. Në këto raste gjëndrat reagojnë duke prodhuar yndyrë në sasi.
190-Përdorni drithëra, vaj ulliri, kos, fruta, perime, prodhime deti.
191-Pini shumë ujë (pa gaz). Është mënyra më e mirë për të hidratuar lëkurën.
192-Kujdes nga flokët e gjatë. Në kushtet e një higjiene të keqe ato mund të jenë bartës bakteriesh dhe në kontakt me lëkurën keqësojnë gjendjen e saj duke stimuluar infeksionet.
Faqe 4

VESHET

Si të luftoni infeksionin e veshëve:

193-Trajtimi fillimisht i infeksionit konsiston në pastrimin apo bërjen lavazh të kanalit të veshit dhe kjo ndihmon në heqjen dhe shpërndarjen e grumbullit të infeksionit të mbledhur në zona të caktuara. 
194-Më pas nëpërmjet një fitili, deri në mesin e veshit, arrihet që të shpërndahet i gjithë pezmatimi i mbledhur.
195-Njëkohësisht duhet bërë edhe trajtimi mjekësor në të cilin hidhen antibiotikët në vesh për të trajtuar dhe kuruar zonën në të cilën më parë ishte mbledhur pezmatimi dhe që kishin çuar në ënjtjen e veshit. 
196-Është e rëndësishme që të shmanget marrja e ilaçeve qetësuese vetë në farmaci, pa rekomandim, sepse ato nuk ndikojnë në përmirësimin e situatës, vetëm sa mund ta rëndojnë dhe më shumë.

AROMA E KEQE

Këshilla për të ulur aromën e pakëndshme të frymëmarrjes:

197-Përdorni gjatë ditës majdanoz të freskët.
198-Përdorni shpëlarës antibakterial.
199-Duhet të konsumoni të paktën dy herë në ditë kos të freskët.
200-Duhet të shpëlani gojën me sodë.
201- Duhet të përdorni vaj mesteje.
201- Të konsumoni farat e koprës.
202-Të konsumoni gjatë ditës çimçakiz me manjolia.

SYTË

Si të mos i dëmtojmë sytë kur jemi para kompjuterit:

203-Sfondi përtej ekranit të mos jetë asnjëherë krejt i errët.
204-Të mos ketë reflekse në ekran.
205- Kontrasti dhe drita e ekranit të rregullohen në vlera mesatare.
206- Ekrani duhet të jetë rreth 50-60 cm larg syve.
207- Mundësisht të përdoret filtër për ekranin kundër reflekseve.
208- Të shpluhuroset shpesh ekrani.
209- Gjatë punës para kompjuterit është mirë që disa herë në orë të shkëputet shikimi nga ekrani përreth një minutë. 
210- Të rrotullohen sytë në ambientin përreth ose të paktën çdo një orë të bëhet një pushim prej 15 minutash.

STRESI

Disa teknika për të shmangur stresin e panevojshëm:

211- Menaxho kohën. Programimi dhe organizimi i kohës suaj mund t”ju bëjë më shumë produktivë.
212- Strategjitë për të përballuar. Përpiqu të dallosh mënyrat e sjelljes që ndikojnë në stres dhe gjej mënyrat për t”i reduktuar.
213- Krijo një stil jete. Balanco detyrimet duke i dhuruar vetes kohën e mjaftueshme për t”u qetësuar. Ushqehu mirë, mos pi duhan dhe limito sa të mundesh konsumin e alkoolit.
214- Mbaj afër miq të mirë: Njerëzit që kanë një rrjet të fortë shoqëror që i mbështet dhe që janë shumë të aftë të përballojnë ndryshimet e jetës.
215- Ndrysho mënyrën e të menduarit. Thuaju “stop” mendimeve që të shkaktojnë stres. 
216-Zgjidhi problemet duke punuar dhe krijo intimitet me orenditë e zyrës apo shtëpisë, që të jenë sa më të këndshme për syrin.

LINDJET PARA KOHE

Disa këshilla për kujdesin ndaj fëmijëve prematurë:

217- Mbajtja e temperaturës së trupit në shifrat normale.
218- Ushqyerja e kujdesshme sipas mundësive dhe nevojave të fëmijës.
219- Ruajtja nga sëmundjet dhe infeksionet. 
220- Temperatura e fëmijës duhet ruajtur në limitin 36-37 gradë.
221- Temperatura e ambientit ku qëndron fëmija duhet 23-25 gradë.
222- Në stinët e nxehta temperatura nuk duhet t”i kalojë 27 gradë. 
223- Dhoma e fëmijës duhet të ketë lagështirë të mjaftueshme. 
224- Ajri i dhomës ku rri fëmija duhet të ndërrohet vazhdimisht. 
225- Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrëngojnë fëmijën.

USHQIMI ME QUMESHT

Këshilla për nënat që kanë fëmijën në gji:

226- Jepini fëmijës sasinë e nevojshme të qumështit.
227- Jepini fëmijës qumësht nga të dy gjiret.
228- Të vegjlit duhet të pinë shpesh por pa e tepruar.
229- Gjatë pirjes krijojini foshnjës mundësi të pushojë nga pak.
230- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të marrë sa më shumë lëngje.
231- Ushqimi i nënës duhet të sigurojë elementet e nevojshme.
232- Sa më shumë të pijë fëmija, aq më tepër qumësht prodhon gjiri.
233- Fëmijës deri në gjashtë muaj nuk i jepen ushqime jo të lëngshme.
234- Nëna që ka fëmijën në gji duhet të shmangë stresin, shqetësimet.

GASTRITI

Këshilla për të evituar:

235-Mos përdorni alkool.
236-Mos përdorni duhan.
237-Mos përdorni në mënyrë sistematike aspirina, ibrufen, naporxen etj.
238-Mos përdorni në mënyrë të sistematike kortizonë.

RËNIA E FLOKËVE

Kujdesi që duhet të tregoni për të parandaluar fenomenin:

239-Kontrolloni stresin.
240-Mbani një dietë të shëndetshme.
241-Pini të paktën 2 kilogramë ujë në ditë.
242-Konsumoni fruta, perime, me anë të së cilave merrni vitaminat, proteinat dhe mineralet e nevojshme.
243-Evitoni sa më shumë konsumimin e yndyrnave shtazore duke i zëvendësuar me ato vajore.
244-Evitoni ushqimet e skuqura.

ULÇERA

Ushqimet që kurojnë sëmundjen:

245-Banania jo e pjekur. Ajo favorizon shërimin e ulcerës gastroduodenale të lehtë.
246-Duhet të ndiqet një ushqim i ekuilibruar, i pasur në zarzavate dhe fruta që të kenë vitamina C, e njohur kjo për mbrojtjen e mukozës së stomakut. 
247-Në të kundërtën duhen kufizuar proteinat shtazore dhe dhjamërat.
248- Mishi, peshku ose veza duhen marre vetëm një herë në ditë.
249-Duhet përdorur çaji nga bima e njohur e Bar-Bletës.

Cerma /Përdhesi

Këshilla për të lehtësuar dhimbjet e sëmundjes:

250- Këshillohet pirja sa më shumë e ujit dhe lëngjeve të ndryshme për të lehtësuar nxjerrjen e acidit urik nga trupi. 
251-Duhet pasur parasysh se, nëse vuajmë nga sëmundjet e zemrës, duhet të këshillohemi me mjekun për sasinë e lëngjeve që konsumojmë.
252-Rënia në peshë është e rëndësishme për të pakësuar rrezikun e shfaqjes së sëmundjes.
253-Sasia e proteinave në ushqim ndikon në një farë mënyre në sasinë e acidit urik në gjak. 
254-Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.

„255 këshilla për sëmundjet kardiake, të veshkave, stomakut, infeksionet e syve, veshëve, etj.

254-Por edhe një dietë koncize nuk mund të sjellë uljen e acidit urik në gjak në të njëjtën mënyrë si mjekimi.“
 
Të hidratohesh nuk do thotë vetëm të pish ujë: Ja mënyra e duhur

hidratoheshTë hidratohesh nuk do thotë vetëm të pish ujë: Ja mënyra e duhur

Kur ju punoni ose stërviteni, djersiteni.Kjo është e vërtetë pa marrë parasysh moshën, seksin apo nivelin e fitness. Djersitja ka rëndësi kritike në rregullimin e temperaturës së trupit, por nga çdo pikë djersë që bie nga trupi juaj, ju humbisni elektrolite të rëndësishme dhe lëngje që sigurojnë mirëfunksionimin e trupit tuaj. Në rast humbjeje të tepërt, ju mund të ndiheni e lodhur, e trullosur apo të keni dhimbje koke. Ky është dehidratim.

Humbja e lëngjeve nuk ndodh gjithmonë njëlloj. Fiziologjia e femrës ndryshon me luhatjet mujore të estrogjenit dhe progresteronit dhe këto luhatje kanë ndikim në aftësinë tonë për t’u hidratuar. Gjithashtu, kërkimet tregojnë se kur gratë kanë pirë lëngje sipas standardeve të rekomanduara, ato mund të mos kenë arritur performancën e duhur, pasi shumë nga këto rekomandime kanë dalë nga testet e zhvilluara tek djemtë në moshën e gjimnazit. Kush e dinte!

“Faktori” femëror

Gratë nuk janë “burra të vegjël”. Ato janë pesë herë më të prirura se burrat për të pasur probleme  me sheqernat  gjatë stërvitjes, gjakrrjedhjes, fryrjes apo diarresë. Gratë gjithashtu, kanë më shumë gjasa të preken nga goditjet e nxehtësisë dhe lodhjet nga nxehtësia. E gjitha kjo ka të bëjë me vëllimin e gjakut, dhe për një funksionim ideal, ai duhet mbajtur i lartë. Kur sasia e estrogjenit dhe progresteronit tek një grua është e lartë (faza luteale dhe premenstruale e ciklit), ajo humbet rreth 8% të plazmës, pjesë e gjakut e holluar me ujë. Niveli i lartë i progresteronit, shkakton një ndërprerje të rritjes së temperaturës  rreth 0,9 F, çka redukton kohën gjatë së cilës ajo lodhet (dhe zvogëlon tolerancën e nxehtësisë).

Nivelet e natriumit janë gjithashtu të rëndësishme, sepse ndihmojnë transportin e ujit në gjak, por nivelet e larta të progresteronit këtë e bëjnë më të vështirë, pasi progresteroni lufton receptorët e quajtur aldosterone (përgjegjës për ekskretimin e natriumit), çka rrit daljen jashtë të natriumit nga trupi juaj. Dhe nëse ju merrni pilula kontraceptive apo lloj tjetër hormonal të kontrollit të lindjes, sasia  e estrogjenit dhe progresteronit do të jetë 6-8 herë më e lartë.

Pini me zgjuarsi

Shumica e këtyre luhatjeve, specifike për femrat mund të  balancohet me hidratimin dhe ngrënien në mënyrën e duhur. Krahasuar me meshkujt, femrat kanë më shumë nevojë për natrium dhe kalium i cili vepron me natriumin për të çuar ujin në gjak, si dhe me sheqernat për t’u  rihidratuar siç duhet. Glukoza dhe sakaroza janë më të lehtat për t’u tretur; fruktoza shpesh shkakton fryrje pasi metabolizmi i femrës ka probleme specifike.

Gjithmonë mendoni se duhet të pini lëngje para stërvitjes. Mundohuni të shkoni me ndjenjën e hidratimit në seancën e stërvitjes ( duke filluar 24 orë  para), pasi është vendimtare për të ndihmuar në rritjen e bilancit të natriumit në trupin tuaj. Pastaj mbajeni atë nën kontroll duke pirë lëngje gjatë gjithë stërvitjes suaj. “The American College of Sport Medicine” rekomandon  90-240 ml të një pijeje sportive çdo 15-20 minuta për stërvitje më të gjata se 60 minuta. Hidratuesi më i mirë për seancat e gjata dhe intensive të djersitjes është një kombinim i ujit, një sasie të vogël natriumi, glukoze dhe sakaroze- kjo formulë është më efektivja për transportin e ujit në gjak. Për të ndihmuar në përmirësimin e prodhimit të energjisë dhe për të shmangur  rënien e performancës premenstruale përdorni një përzierje që është më e ulët në karbohidrate dhe më e lartë në natrium.

Rikuperimi i shpejtë

Hidratimi nuk është e vetmja gjë që është e ndryshme për gratë dhe burrat, kur është fjala për t’u ushtruar. Gratë mund të mbisforcohen nëse stërviten intensivisht në faza të ndryshme të ciklit. Në gjysmën e dytë të ciklit, përqëndrimi i lartë i hormoneve në gjak mund të na bëjë të pambrojtura nga lëndimi i muskujve dhe grumbullimin  e yndyrnave, çka ndikon në trupin e femrës në të njëjtin mënyrë si stresi ekstrem. Nëse keni lënduar muskujt, keni rrahje të  shpeshta zemre, gjendje të keqe humori dhe mungesë oreksi, atëherë hani më shumë proteina. 30 minuta pas stërvitjes konsumoni një vakt me proteina dhe karbohidrate i cili do të ndihmojë në zvogëlimin e grumbullimit të yndyrës dhe në sintezën e muskujve. (p.sh kos me mjaltë, një gjysmë bagele me salmon dhe avocado, qumësh me çokollatë të ulët në yndyrna).

web_cajle

Arra për një mëlçi të shëndetshme

ArraArra për një mëlçi të shëndetshme

Një ndër arsyet pse duhet të konsumoni arrat lidhet me efektin e shkëlqyer që kanë ato për pastrimin e mëlçisë.

Mëlçia e cila është përgjegjëse për pastrimin e trupit nga toksinat, ngarkohet nga ushqimet e ngopura dhe alkooli. Si rrjedhojë, arrat janë një ndër produktet për të mbajtur mëlçinë e pastër.
 
Mëlçia është një prej pjesëve më kryesore të trupit të njeriut dhe ajo vazhdimisht është e rrezikuar nga baktere e viruse të ndryshme, sidomos nga toksinat.
 
Ndaj për ti shmangur këto rekomandohen konsumimi i arrave, si një prej kontribuesve më të mëdhenj drejt mbajtjes së një mëlçie të pastër.
 
Arrat janë një prej ndihmuesve më të mëdhenj, pasi është e pasur me acide yndyrore omega-3, aminoacide, arginine dhe glutathione si dhe përshpejton shkarkimin e amoniakut nga trupi, por edhe qetëson enët e gjakut, pasuron gjakun me oksigjen.
 
20.11.2014
Burimi: web_cajle

Hurma parandalon sëmundjet
Për të 'shtyrë' sa më shumë plakjen e lëkurës, mjafton që ju të konsumoni hurma. Ky frut mbron nga një sërë sëmundjesh, teksa është shumë i mirë edhe për sytë.

Hurma përmban një agjent fisetine, vrasës për qelizat kanceroze te gjirit duke i zhdukur ato dhe duke i dhënë më tepër imunitet qelizave të shëndosha. Hurmat luftojnë plakjen e lëkurës, ushqen sytë dhe lëkurën, mbron enët e holla të gjakut nga hemorragjia, mbron gjoksin nga qelizat kancerogjene.

Largimi i thinjave në flokë, efekt i menjëhershëm me këtë maskë bio

Problemi më i madh i femrave është dalja e thinjave. Ndaj një industri e tërë botërore shfrytëzon këtë fakt duke prodhuar miliarda produkte me kimikate për të ngjyrosur flokët, ku kryesisht femrat i përdorin për të zhdukur thinjat.
Por në vend që të përqendrohemi gjithnjë e më shumë tek industria, është koha të kthejmë kokën pas, shumë vite më parë, tek ata njerëz që natyrën e shfrytëzonin për të gjitha gjërat jetësore. Shfrytëzim që vazhdon edhe sot në vende ku teknologjia nuk është fjala e parë e ditës.
Këtu ju paraqesim një maskë për flokët, e cila jo vetëm i forcon ato, por për më tepër të mbulon thinjat. Kjo maskë nuk ka shpenzime dhe mund të realizohet nga piperi i zi.
Sakaq, Nëse flokët doni të kenë shkëlqim, efektive është kjo maskë
Në vendet e Lindjes, sic raporton noa, në mënyrë tradicionale përdoret piperi i zi për parandalimin e shfaqjes së flokëve të thinjura.
Për të realizuar këtë maskë:
Një gram piper të zi e përzieni me gjysmë filxhani kos, gjysmë luge lëng limoni dhe po aq vaj bajameje.
Këtë masë të përgatitur nga përzierja e piperit, kosit, limonit dhe vajit të bajameve, vendoseni në flokë, masazhojeni mirë e kështu mbajeni gjysmë ore, dhe pastaj shpëlani flokun tuaj me ujë të vakët.
Këtë maskë, përdoreni dy herë në javë. Ajo do të nisë t’ju kthejë menjëherë pas javës së parë, ngjyrën origjinale flokëve dhe do të pengojë shfaqjen e mëtejshme të qimeve të thinjura. -----------------------_________________----------------------web_cajle

Largimi i thinjave në flokë, efekt i menjëhershëm me këtë maskë bio

Problemi më i madh i femrave është dalja e thinjave. Ndaj një industri e tërë botërore shfrytëzon këtë fakt duke prodhuar miliarda produkte me kimikate për të ngjyrosur flokët, ku kryesisht femrat i përdorin për të zhdukur thinjat.
Por në vend që të përqendrohemi gjithnjë e më shumë tek industria, është koha të kthejmë kokën pas, shumë vite më parë, tek ata njerëz që natyrën e shfrytëzonin për të gjitha gjërat jetësore. Shfrytëzim që vazhdon edhe sot në vende ku teknologjia nuk është fjala e parë e ditës.
Këtu ju paraqesim një maskë për flokët, e cila jo vetëm i forcon ato, por për më tepër të mbulon thinjat. Kjo maskë nuk ka shpenzime dhe mund të realizohet nga piperi i zi.
Sakaq,   Nëse flokët doni të kenë shkëlqim, efektive është kjo maskë
Në vendet e Lindjes, sic raporton noa,  në mënyrë tradicionale përdoret piperi i zi për parandalimin e shfaqjes së flokëve të thinjura.
Për të realizuar këtë maskë:
Një gram piper të zi e përzieni me gjysmë filxhani kos, gjysmë luge lëng limoni dhe po aq vaj bajameje.
Këtë masë të përgatitur nga përzierja e piperit, kosit, limonit dhe vajit të bajameve, vendoseni në flokë, masazhojeni mirë e kështu mbajeni gjysmë ore, dhe pastaj shpëlani flokun tuaj me ujë të vakët.
Këtë maskë, përdoreni dy herë në javë. Ajo do të nisë t’ju kthejë menjëherë pas javës së parë, ngjyrën origjinale flokëve dhe do të pengojë shfaqjen e mëtejshme të qimeve të thinjura. noa.al

Kafeja, efektet e perdorimit te saj

Kafeja për shumë njerëz është bërë rutina më e domosdoshme. Shumë persona nuk mund të vazhdojnë ditën pa pirë kafen e mëngjesit. Përveç varësisë që bën tek njerëzit kafeja ka dobi shumë të rëndësishme në organizmin e njeriut. Ja disa nga dobitë e kafesë: Antioksiduesit. Kafeja është e mbushur me antioksidues sikur acidi klorogjenik dhe melanoidini. Antioksiduesit ndihmojnë në pengimin e oksidimit, proces që shkakton dëmtimin e qelizave dhe kontribuon në plakje. Melanoidinet nga kafeja e pjekur kanë efektet antioksidues varësisht nga mënyra se si është trajtuar kafeja. Sëmundja e Parkinsonit. Konsumimi i rregullt i kafesë zvogëlon rrezikun e sëmundjes së Parkinsonit. Një numër studimesh kanë treguar se njerëzit që pinë kafe rregullisht janë shumë më me pak gjasa të zhvillojnë sëmundjen e Parkinsonit. Diabeti. Konsumimi i kafesë është potencialisht pro-aktive kundër zhvillimit të diabetit. Konsumimi i matur si i kafesë mund të zvogëlojnë rrezikun e diabetit tek gratë në moshë të re dhe ato në moshë mesatare. Ceroza e mëlçiës. Pirja e kafesë mund të mbrojë nga ceroza e mëlcis, veçanërisht ndaj cerozës alkoolike. Gurë në fshikëzën e tëmthit. Ekzistojnë disa dëshmi se pirja e kafesë mund të jetë mbrojtëse ndaj formimit të gurëve në fshikës si tek gratë ashtu edhe te burrat. Gurët në veshkë. Konsumimi i kafesë ul rrezikun e formimit të gurëve në veshka. Kafeja rrit vëllimin e urinës kështu duke parandaluar kristalizimin e kalciumit të acidit oksalik, komponenti kryesor më i zakonshëm i gurëve në veshka. Përmirësim të Performancës Mendore. Kafeina në kafe është një stimulant i mirënjohur. Kafeja rrit vigjilencën, vëmendjen dhe zgjuarsinë. Një filxhan kafe gjithashtu mund të rrisë edhe procesimin e informatave. Sëmundja e Alzhemerit. Konsumimi i rregullt i kafesë mbron njerëzit kundër sëmundjes së Alzhemerit. Një studim i fundit tregon që kafeja ekuivalente i pesë filxhaneve në ditë ka zvogëluar ndërtimin e pllakëzave destruktive në tru. Astma. Kafeina në kafe është e lidhur me teofilinë, një medikament i vjetër i astmës. Kafeina mund të hapë rrugët e ajrit dhe të përmirësojë simptomat e astmës.
_________________________________________________________web_cajle.

Vitaminat, ku mund ti gjejme dhe si ndikon mungesa e tyre ne organizem 

 Nuk ka komente Mungesa ose sasia e pamjaftueshme e vitaminave dhe mineraleve në ushqim mund të kuptohet me shenjat që lë në tërë trupin. Kuptoni se çfarë përpiqet t’u thotë trupi juaj për vitaminat dhe mineralet që i mungojnë.
Buzët e çara
Mungesa: vitamina B2, sasia e rekomanduar ditore është 1,3 mg për meshkujt dhe 1,1 mg për femrat. Çarjet dhe plagët rreth buzëve mund të tregojnë për mungesën e vitaminës B2, nutrientit të domosdoshëm për prodhimin dhe rritjen e qelizave. Kjo vitaminë është e nevojshme edhe për shndërrimin e ushqimit në energji, ndërsa lodhja dhe migrena po ashtu mund të tregojnë për mungesën e saj. Një gotë qumësht në ditë do ta eliminonte këtë mungesë.
Shqisa e dobët e shijes
Mungesa: zinku, sasia e rekomanduar ditore është 5.5 deri 9,.5 mg për meshkuj dhe 4 deri 7 mg për femrat. Shenjat e tjera të mungesës së zinkut mund të jenë infeksionet e shpeshta dhe shërimi më i ngadalshëm i plagëve, meqenëse ky mineral ka rol vital në funksionimin e sistemit të imunitetit dhe ripërtëritjen e qelizave. Zgjidhja është mishi i kuq. Mishi i viçit apo i qengjit është burimi më i mirë i zinkut. Një deri në dy porcione në javë duhen të jenë të mjaftueshme. Zink ka edhe në arrat indiane, kikirik dhe drithërat e papërpunuara.
 
Problemet me stomakun
Mungesa: vitamina A, sasia e rekomanduar ditore është 0,7 mg për meshkujt dhe 0,6 mg për femrat. Shenja më e shpeshtë e mungesës së vitaminës A është mosrezistenca në infeksionet më të dobëta, pasi që kjo vitaminë është e nevojshme për prodhimin e sipërfaqeve mbrojtëse të cilat parandalojnë bakteret të hyjnë në sistemin respirator dhe në zorrë. Një karotë në ditë ose shujta e kohëpaskohshme me mëlçi duhet të jenë të mjaftueshme. Femrat shtatzënë nuk do duhej të hanë mëlçi, pasi që teprimi me vitaminë A mund t’i bëjë dëm fetusit.
Nervozizmi
Mungesa: hekuri, sasia e rekomanduar ditore është 8.7 mg për meshkujt dhe 14.8 mg për femrat. Lëkura e zbehtë, marramendja dhe thonjtë e rrumbullakuar janë shenjat më të shpeshta të mungesës së hekurit, derisa nervozizmi (së bashku me lodhjen dhe koncentrimin e keq) është simptomat më e shpeshtë e hershme. Hekuri është përbërësi kyç i rruazave të kuqe të gjakut dhe u mundëson të mbledhin oksigjenin dhe ta përhapin në organizëm. Mishi i kuq, frutat arrore dhe perimet janë burime të mira të hekurit. Shtesat e ushqimit duhet të përdoren vetëm në raste të rënda të mungesës së hekurit.
Nyjat e ënjtura
Mungesa: kaliumi, sasia e rekomanduar ditore është 3.5 mg. Kaliumi ndihmon rregullimin e ujit në organizëm, ndërsa mungesa e tij, në veçanti nëse kombinohet me tepër shumë kripë dietale mund të çojë deri te shtypja e lartë e gjakut. Rreth pesë porcione në ditë me pemë dhe perime janë të mjaftueshme të siguroheni nga mungesa e kaliumit, përcjell koha.net. Bananet në veçanti janë të pasura me këtë mineral.
 
Dhimbja në gjithe organizmin
Mungesa: vitamina D, sasia e rekomanduar ditore është 5 mcg. Eshtrat e dobëta janë shenjë e mungesës së rëndë dhe afatgjate të vitaminës D, derisa dhimbja në tërë trupin, të ndierit të dobët dhe lodhja janë shenjë e mungesës së lehtë. Dhimbjet e shpeshta në shputa, ije, shpinë dhe gjunjë flasin për mungesën e vitaminës D. E rëndësishme është edhe për mbrojtjen e sistemit të imunitetit dhe mbron edhe nga kanceri. Peshku i pasur me vaj, si salmoni dhe sardelet, janë burim i mirë i vitaminës D. Po ashtu 20 minuta ekspozim në diell janë të mjaftueshme për organizmin për të siguruar sasinë e nevojshme ditore të kësaj vitamine.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------web_cajle

15 sëmundjet që kuron mjalti dhe kanella, nga ato të zemrës, tek artriti reumatik deri tek mostretja

Është konstatuar se përzierja e mjaltit me kanellë shëron shumë sëmundje. Ne po renditim listën vijuese të sëmundjeve që mund të shërohen me mjaltë dhe kanellë sipas hulumtimit të disa shkencëtarëve të perëndimit.

Sëmundjet e zemrës
Përgatitet një qull nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, lyeje bukën me të, në vend të xhelatinës dhe marmelatës dhe haje rregullisht për mëngjes. Ajo zvogëlon kolesterolin në arterie dhe e shpëton pacientit nga sulmi në zemër. Po ashtu atyre që tashmë e kanë përjetuar atakun kardiak, nëse ata e marrin këtë ilaç për çdo ditë, atyre ua parandalon sulmin tjetër në zemër. Përdorimi i rregullt i ilaçit të përmendur më lart normalizon frymëmarrjen dhe forcon të rrahurat e zemrës. Në Amerikë dhe Kanada, shtëpi të ndryshme të shëndetit kanë trajtuar me sukses pacientët dhe kanë konstatuar se pasi arteriet e vjetra dhe venat e humbin fleksibilitetin e tyre dhe bllokohen, mjalti dhe kanella i rigjallërojnë arteriet dhe venat e tilla.

Artriti reumatik
Pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit mund ta marrin këtë ilaç për çdo ditë, në mëngjes dhe mbrëmje, një gotë uji të nxehtë me dy lugë mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Nëse ata e marrin këtë rregullisht madje edhe artriti kronik mund të shërohet. Në studimet e fundit të kryera në Universitetin e Kopenhagës, është konstatuar se kur mjekët kanë trajtuar pacientët e tyre me këtë lloj ilaçi të përzier (një lugë mjaltë dhe gjysmë luge pluhur kanelle) para mëngjesi, ata kishin vënë re se brenda një jave nga 200 njerëz 73 pacientëve krejtësisht ju kishin pushuar dhembjet dhe brenda një muaji, shumica e pacientëve që nuk kanë mundur me ecin më parë ose të lëvizin përreth për shkak artritit kanë filluar të ecin pa ndier më dhimbje.

Infektime
Merrni dy lugë gjelle me pluhur kanelle dhe një lugë çaji mjaltë dhe vendosi në një ujë të vluar, ose të vakët dhe pije atë. Ajo përzierje (ilaç) i shkatërron mikrobet në fshikëzën e urinës.

Dhimbjet e dhëmbit
Përgatisni një pastë nga një lugë çaji pluhur kanelle dhe pesë lugë çaji mjaltë dhe vendosi në dhëmbin që të dhemb. Kjo procedurë mund të aplikohet tri herë në ditë deri sa të ndalet dhimbja e dhëmbit.

Kolesteroli
Dy lugë çaji mjaltë dhe tri lugë çaji pluhur të kanellës, të përzier në 450 gramë në ujë çaji, i jepet pacientit që vuan nga niveli i lartë i kolesterolit, është vërejtur se ia zvogëlon nivelin e kolesterolit në gjak 10 % brenda 2 orëve. Siç u përmend te pacientët që vuajnë nga sëmundja e artritit, nëse përdoret tri herë në ditë, shërohet cilido lloj kolesteroli.

Ftohjet
Ata njerëz që vuajnë nga ftohjet e zakonshme apo të mëdha duhet ta marrin një lugë të vakët me mjaltë me 1/4 e lugës pluhur kanelle në ditë në kohëzgjatje prej 3 ditësh. Ky procesmarrja e ilaçit në këtë mënyrë do të shërojë shumicën e ftohjeve kronike dhe do t’i pastrojë sinuset.

Dhimbjet e barkut
Mjalti kur të merret me pluhur kanelle, shëron dhimbjet e stomakut dhe gjithashtu e pastron stomakun nga ulcerat që nga rrënjët.

Sistemi imun
Përdorimi i përditshëm i mjaltit me pluhur kanelle forcon sistemin imun dhe e mbron organizmin nga bakteret dhe sulmet virale. Shkencëtarët kanë zbuluar se mjalti përmban vitamina të ndryshme dhe hekur në sasi të mëdha. Përdorimi i vazhdueshëm i mjaltit i forcon rruazat e gjakut për t’i luftuar bakteret dhe sëmundjet virale.

Mostretja
Pluhuri i kanellës i spërkatur në dy lugë çaji me mjaltë, që merret para ushqimi, liron thartirë dhe i tret ushqimet më të rënda.

Plakja e ngadalshme
Çaji i përbërë nga mjalti dhe pluhuri i kanellës, kur të merren me rregull mund të ndikojë në mos mplakje. Merrni 4 lugë mjaltë, 1 lugë pluhur kanelle dhe 3 gota uji vloji ato për çaj. Pije 1/4 e gotës, 3-4 herë në ditë. Atëherë si rezultat i saj lëkurën do ta kesh të freskët të butë dhe jo të rrudhët-të mplakur.

Puçrrat
Pasta e përbërë nga tri lugë çaji me mjaltë dhe një lugë çaji me pluhur kanelle. Përdore këtë pastë në puçrra para se të biesh në gjumë dhe laji ato ditën e nesërme në mëngjes me ujë të ngrohtë. Nëse e përdor për çdo ditë për dy javë rresht, t’i largon puçrrat që nga rrënjët e tyre.

Infektime të lëkurës
Përdorimi i mjaltit dhe pluhurit të kanellës në masë të barabartë në pjesë të infektuara shëron ekzemën-dermatitisin, qeretin dhe të gjitha llojet e infeksioneve.

Humbja e peshës
Përdorimi i përditshëm në mëngjes gjysmë ore para mëngjesit, në stomakun e zbrazët dhe në mbrëmje para fjetjes, pini mjaltë dhe pluhur kanelle të vluar në një gotë uji. Nëse këtë e përdor rregullisht, kjo ta zvogëlon peshën madje edhe personave më të shëndoshur. Gjithashtu pirja e kësaj përzierje rregullisht nuk lejon të akumulohet dhjamë-yndyrë, madje edhe nëse ai person merr kalori të mëdha.

Kanceri
Në studimet e fundit të bëra në Japoni dhe Australi është zbuluar se kanceri në stad të lartë të zhvillimit të tij në stomak dhe eshtra është shëruar me sukses. Pacientët që vuajnë nga këto kancere të tilla duhet të marrin për çdo ditë (mëngjes, drekë dhe në mbrëmje) tre lugë çaji mjaltë dhe një lugë çaji pluhur kanelle në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lodhja
Në studimet e fundit të bëra është konstatuar se përbërja e sheqerit në mjaltë është më shumë ndihmëse se dëmtuese e fuqisë së trupit. Qytetarët e moshuar, të cilët marrin mjaltë dhe pluhur kanelle në masë të njëjtë janë më vigjilent dhe fleksibël. Dr. Milton, i cili e ka bërë këtë studim, thotë se gjysmë luge e çajit me mjaltë që merret në një gotë uji dhe ajo spërkatet me pluhur kanelle, kur të merret për ditë pas fshirjes dhe rreth orës 3 pas dite, kur vitaliteti i trupit fillon të bjerë, ai ilaç e rrit vitalitetin në trup brenda një jave.

Shtatë ushqimet që ju mbajnë të ri

Ushqimi është faktori kryesor që ndikon për të pasur një jetë të gjatë dhe të shëndetshme. Në qoftë se doni të gëzoni “rininë e përjetshme” dhe të shtoni numrin e viteve të jetës suaj, atëherë duhet të dini se cilat janë ushqimet e një jete më të gjatë dhe në harmoni me natyrën. Ja cilat janë ato.

Vaji i ullirit

Katër dekada më parë, një studim i realizuar në shtatë shtete, tregoi se vaji i ullirit është përgjegjësi për rastet e pakta të sëmundjeve të zemrës dhe të kancerit në ishullin grek të Kretës. Tani, ne dimë se vaji i ullirit përmban polifenol, një antioksidues të fortë që parandalon sëmundje të ndryshme në moshë të madhe.

Vera e kuqe

Të pish alkool do të thotë t’ua hapësh dyert sëmundjeve të zemrës. Të gjitha pijet alkoolike sjellin probleme, me përjashtim të verës së kuqe, e cila është vënë në qendër të studimeve. Vera e kuqe përmban resveratrol, një substancë e cila, pas studimeve të bëra te kafshët, tregoi se mund të aktivizojë gjene që ngadalësojnë plakjen e qelizave.

Boronicat

Gjatë një studimi të gjerë të publikuar në vitin 1999, u nxor në dritë fakti se minjtë e ushqyer për një periudhë kohe me boronica, jetuan më gjatë se të tjerët, një kohë që ishte ekuivalente me 10 vite njerëzore. Përbërësit e boronicës ulin oksidimin e dëmshëm dhe përmirësojnë deficitet që në memorie.

Peshku

Tridhjetë vjet më parë filluan studimet rreth numrit të vogël të rasteve me sëmundje të zemrës te inuitët, banorë të lindur të Alaskës. Arsyeja ishte e thjeshtë: Konsumimi i madh i peshkut. Te peshku gjendet me sasi të bollshme acidi yndyror omega-3, që ndihmon në uljet e dëmeve që sjell kolesteroli në arterie dhe mbron zemrën nga ritmet anormale.

Kosi

Në vitet 1970, ish-Republika Sovjetike e Gjeorgjisë mburrej me faktin se kishte më shumë 100-vjeçarë për frymë të populltës se në çdo rajon tjetër të botës. Koha nxori në dritë sekretin: Konsumimi i madh i kosit. Kosi është i pasur me kalcium dhe me “baktere të mira”, që ulin rrezikun e ostoperozës dhe të sëmundjeve në moshën e tretë.

Bajamet

Studimet e bëra nga “Ithtarët e Ditës së Shtatë”, një sekt fetar që predikon edhe jetën e shëndetshme dhe dietat vegjetariane, tregojnë se ata që konsumojnë rregullisht bajame, lajthi apo arra, përfitojnë 2.5 vjet jetë më shumë sesa ajo që do të jetonin nëse nuk do të ushqeheshin me to. Sekreti? Numri i lartë i vitaminave dhe mineraleve te këto ushqime.

Çokollata

Popullata e fisit Kuna, në ishujt San Blas, në brigjet e Panamasë kanë një numër nëntë herë më të ulët të rasteve me sëmundje të zemrës se në krejt pjesën tjetër të brigjeve panamaiane. Arsyeja? Ata konsumojnë shumë lëngje me bazë çokollatën, çka përmirëson ndjeshëm qarkullimin e gjakut, ul rrezikun për tensionin e lartë dhe të diabetit të tipit 2./mjekuNet/
 
Dieta mesdhetare - Na largon bllokimin e arterieve dhe atakun kardiak

Nëse je në mbipeshë, me kolesterol dhe rrezikon të sëmuresh nga zemra, një dietë mesdhetare me vaj ulliri, arra, peshk e mish të bardhë, të ndihmon që pa u kursyer në shije, të jetosh më gjatë e më mirë
Dieta mesdhetare

GINA KOLATA, NYT

Rreth 30 për qind e atakëve kardiakë, bllokimit të arterieve dhe vdekjeve nga sëmundjet e zemrës mund të parandalohen mes njerëzve me rrezik të lartë nëse ata kalojnë te dieta mesdhetare, e cila është e pasur me vaj ulliri, arra, groshë, peshk, fruta dhe zarzavate dhe madje edhe nëse pinë verë gjatë çdo vakti, zbuloi një studim i madh dhe rigoroz.
Zbulimet e publikuara në Gazetën e Mjekësisë së Anglisë së Re u bazuan në tentativën e parë madhore për të matur në kushte klinike efektet e dietës në sëmundjet e zemrës. Madhësia e efekteve të dietës i habiti ekspertët. Studimi u përfundua gati pesë vjet para afatit sepse rezultatet ishin kaq të qartë dhe u konsiderua joetike të vijohej më tutje.
Dieta ndihmoi ata që e ndiqnin, edhe nëse ata nuk humbën peshë dhe shumica e tyre sakaq po merrnin ilaçe për uljen e presionit të gjakut apo mbajtjen e diabetit nën kontroll për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
“Me të vërtetë mbresëlënës”, tha Rachel Johnson, profesor nutricionist në Universitetin e Vermontit dhe zëdhënës për Shoqatën Amerikane të Zemrës. Studiuesit nuk morën parasysh faktorë të tjerë të rrezikut si hipertensioni, pesha apo kolesteroli. Ata panë vetëm atakët kardiakë dhe vdekjet. Në fund të ditës, kjo është çfarë ka me të vërtetë rëndësi.
Deri tani, provat që të tregonin se dieta mesdhetare redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës qenë të dobëta, të bazuara më së shumti në të dhëna që tregonin se banorët e Mesdheut dukej se kishin norma më të ulëta të sëmundjeve të zemrës, një tipar që mund të interpretohej edhe me faktorë të tjerë përveç dietës. Ndërsa disa ekspertë kanë qenë skeptikë për faktin që efekti i dietës mund të dallohet, në rast se ai në fund të fundit ekziston, për shkak se shumë më tepër njerëz sakaq po konsumojnë ilaçe të fuqishme për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ekspertë të tjerë nguronin të rekomandonin dietën mesdhetare për njerëzit që sakaq kishin probleme me peshën për shkak se vaji dhe arrat kanë shumë kalori.
Ekspertët e sëmundjeve të zemrës thanë se studimi ishte me të vërtetë një triumf për shkak se tregoi se një dietë është e fuqishme dhe ka ndikim në reduktimin e sëmundjeve të zemrës dhe se kjo tashmë është provuar përmes metodave shkencore shumë rigoroze. Shkencëtarët zgjodhën në mënyrë rastësore 7,447 njerëz në Spanjë, të cilët qenë mbi peshë, duhanpirës apo që kishin diabet e faktorë të tjerë rreziku. Ata i nënshtruan këta njerëz ndaj një diete mesdhetare dhe një diete të zakonshme me kalori të ulëta.
Dietat me kalori të ulëta nuk treguan në asnjë mënyrë vlera ndërsa për pacientët, një dietë e tillë ishte tepër e vështirë për t’u mbajtur. Dr. Steven E. Nissen, kryetar i departamentit të mjekësisë kardiovaskulare në Fondacionin Klinik Kliveland tha: “Tashmë erdhi ky grup që bëri një studim gjigant në Spanjë, që thotë se mund të hash mirë dhe këndshëm në një dietë të balancuar me fruta, zarzavate dhe vaj ulliri dhe njëkohësisht mund të ulësh rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 30 për qind. Dhe ndërsa ul rrezikun, ti e shijon jetën”.
Studimi, nga Dr. Ramon Estruch, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Barcelonës dhe kolegët e tij, është planifikuar prej shumë kohësh. Studiuesit udhëtuan nëpër botë duke kërkuar këshilla se si mund t’u përgjigjeshin më mirë pyetjeve nëse dieta më vete mjaftonte për të reduktuar rrezikun. Ata shkuan në Shkollën e Shëndetit Publik në Harvard shumë herë për t’u konsultuar me Dr. Frank M. Sacks, një profesor i parandalimit të sëmundjeve kardiovaskulare. Në fund, ata vendosën të zgjedhin rastësisht subjektet me rrezik të lartë për testin dhe i ndanë ata në tre grupe. Njërit i dhanë dietë me pak yndyrë dhe i konsultuan si ta ndiqnin këtë dietë. Dy grupet e tjera u këshilluan të ndjekin një dietë mesdhetare. Në fillim, ata të dietës mesdhetare morën më shumë mbështetje. Ata u takuan rregullisht me dietologët, ndërsa anëtarët e grupit me yndyrë të ulët morën vetëm një vizitë fillestare trajnimi si t’i nënshtroheshin kësaj diete, pasuar nga një fletëpalosje çdo vit. Pastaj kërkuesit vendosën të shtojnë seancat e këshillave për ta, por sërish ata patën vështirësi në respektim të dietës.
Njërit prej grupeve të dietës mesdhetare iu rekomandua një dozë shtesë vaji ekstra të virgjër ulliri çdo javë me së paku 4 lugë tavoline konsum ditor. Grupi tjetër mori një kombinim arrash, lajthish e bajamesh dhe iu rekomandua të hanin rreth 30 gramë në ditë.
Dieta kryesore përbëhej nga së paku tri vakte në ditë me fruta dhe së paku dy vakte në ditë me zarzavate. Pjesëmarrësit konsumuan peshk së paku tri herë në javë dhe bishtajore, ku përfshihen groshët, bathët apo bizelet. Ata duhej të hanin mish të bardhë dhe jo mish të kuq, dhe për ata që qenë të mësuar me pijen, duhej të pinin së paku shtatë gota verë në javë bashkë me ushqimin.
Ata u nxitën të mos konsumonin ëmbëlsira industriale, si dhe të kufizonin konsumimin e bulmetit apo mishit të përpunuar.
Për të vlerësuar nënshtrimin ndaj dietës mesdhetare, kërkuesit matën nivelin e konsumit të vajit të ullirit dhe elementëve të tjerë në urinë.
Kërkuesit thanë se pjesëmarrësit i qëndruan dietës mesdhetare me lehtësi dhe kënaqësi. Por ata që iu nënshtruan dietës me yndyrë të ulët nuk ia dolën të ulin konsumin e yndyrës mjaftueshëm. Kështu studimi në fund krahasoi dietën e zakonshme moderne që ka konsum të rregullt të mishit të kuq dhe drithërave të përgatitur në shkallë industriale me një dietë që ishte larg këtyre mallrave.
Dr. Estruch tha se ai besonte se efekti i dietës mesdhetare ishte rrjedhojë e së gjithë paketës dhe jo thjesht e vajit të ullirit dhe fruta të thata. Por ai nuk priste të shihte efekt kaq shpejt. “Efekti qe me të vërtetë habitës për ne”, tha ai.
Kërkuesit thanë me kujdes në studimin e tyre se ndërsa dieta dukshëm reduktonte rrezikun e sëmundjeve të zemrës për ata me rrezik të lartë, më shumë kërkime janë të nevojshme për të vlerësuar përfitimet e dietës nga njerëzit me rrezik të ulët.
Dr. Estruch tha se priste që studimi të ndihmonte njerëzit si me rrezik të lartë ashtu edhe me rrezik të ulët dhe shtoi se mënyra më e mirë për të përdorur dietën për mbrojtje është që ta filloje atë në fëmijëri.
Por jo të gjithë janë të bindur. Dr. Caldwell Blakeman Esselstyn Jr., autor i një libri të shumëshitur me titull “Ndalo dhe shëro sëmundjet e zemrës: Kura revolucionare, shkencërisht e provuar përmes ushqimit”, i cili promovon një dietë vegjetariane dhe nuk lejon përdorimin e vajit të ullirit, e hodhi poshtë studimin.
Mendimet e tij si dhe ato të një promovuesi tjetër të dietave me yndyrë shumë të ulët, dr. Dean Ornish, kanë ndikuar shumë njerëz të përpiqen të bëhen vegjetarianë. Ish-presidenti Bill Clinton deklaroi një herë në një intervistë se mendimet e dr. Esselstyn dhe dr. Ornish e kanë bindur atë se mund të shërojë veten nga sëmundja e zemrës në këtë mënyrë.
Dr. Esselstin tha se ata që iu nënshtruan dietës mesdhetare sërish patën atakë kardiakë dhe bllokim arteriesh. Kështu, tha ai, studimi tregoi për ne se “dieta mesdhetare dhe dieta e kontrollit të tmerrshëm qenë në gjendje të krijojnë sëmundje te njerëzit që në raste të tjera nuk do t’i kishin këto sëmundje”.
Shumë njerëz të tjerë e përshëndetën studimin.
“Ky grup duhet të urohet për faktin se kanë kryer një studim që është pothuajse e pamundur të bëhet mirë”, tha dr. Rober H. Eckel, një profesor i mjekësisë në Universitetin e Kolorados dhe një ish-president i Shoqatës Amerikane të Zemrës.
Sa iu përket kërkuesve, ata vetë e kanë ndryshuar dietën e tyre dhe tashmë po kënaqen me ushqimet mesdhetare, tha dr. Estruch.
“Ne të gjithë kemi mësuar nga kjo gjë”, tha ai.

Dieta mesdhetare
Dieta mesdhetare është relativisht e kushtueshme për popujt që jetojnë larg Mesdheut. Ajo përfshin shumë drithëra si konsum bazë, shumë zarzavate, të cilat kërkojnë gatim relativisht të specializuar si dhe shumë vaj ulliri, i cili është disa herë më i shtrenjtë se sa llojet e tjera të yndyrës bimore, si vaji i lulediellit apo vaji i misrit.
Zëvendësimi i mishit të kuq si mishi i viçit apo i derrit me produkte deti është gjithashtu një shtim kostosh për konsumatorin. Por në anën tjetër, ky stil jetese sjell kursim të madh në koston e kujdesit shëndetësor gjatë pleqërisë.
Popujt e Mesdheut kanë jetëgjatësi më të madhe dhe më pak sëmundje zemre se sa popujt e veriut, ndonëse veriu është më i pasur dhe rrjedhimisht shpenzon më shumë për kujdes shëndetësor në pleqëri. Jetëgjatësia e mesdhetarëve pavarësisht nivelit më të ulët ekonomik është lidhur prej shumë kohësh me konsumin e vajit të ullirit, por deri më sot, kjo lidhje ka qenë më shumë një legjendë se sa një fakt shkencor.

375x321_the_mediterranean_diet_features175927-oliveoil110307161851-large

Food for a balanced diet in the form of circle. Isolated on whitemediterranean-diet (1)images (1)

Ushtrimet që ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe kancereve

Aktiviteti fizik në këtë rast përfshin të ecurit, notin, vallëzimin, ngjitjen në lartësi, përdorimin e biçikletës, punë në kopsht

Aktiviteti fizik ka shumë efekte përfituese në drejtim të shëndetit, pavarësisht nga mosha. Njerëzit të cilët bëjnë një jetë të shëndetshme dhe që rregullisht përfshihen në ushtrime të moderuara, kanë me pak mundësi të zhvillojnë sëmundje kronike, duke përmendur këtu diabetin jo insulinë-vartës, sëmundjet kardio-vaskulare, sëmundjet tumorale, ose sëmundjet mendore. Gjithashtu, personat me aktivitet fizik ditor permanent mund të mbajnë peshën e tyre trupore në normat e lejuara po të krahasohen me personat që janë më pak aktivë. Mënyra aktuale e jetesës kërkon aktivitet më të pakët fizik si pasojë e rritjes së përdorimit të makinave, shikimit të televizorit dhe aktivitetit të pakët fizik në shtëpi, për shkak të modernizimit të aparaturave elektrike. Kësaj i shtohen edhe zakone të tjera të mënyrës së jetesës (si pirja e duhanit), shtimi i peshës, të cilat kontribuojnë në rritjen e rrezikut ndaj sëmundjeve kronike. Është tepër e rëndësishme që dieta e shëndetshme të kombinohet me aktivitet fizik ditor të nevojshëm, për të minimizuar jetën sedentare, që është një faktor risku i zakonshëm për shumë sëmundje kronike.

Rekomandohen ushtrimet e përditshme. Njerëzit të cilët kanë futur në rutinën e mënyrës së tyre të jetesës skemën e ushtrimeve, kanë përmirësime të mirëqenies së tyre fiziologjike dhe psikologjike.

Ecja
Organizata Botërore e Shëndetësisë në bazë të evidencave të marra nga sektori i shëndetit, referon se së paku 30 minuta të aktivitetit fizik të moderuar të ndërmarra gjatë 5 ditëve të javës, do të reduktojë rrezikun për sëmundje të tilla kronike, si: sëmundjet e zemrës, obeziteti, diabeti deri në 50% dhe në mënyrë të dukshme do të zvogëlojë sëmundjet hipertensive dhe pasojat psikologjike të jetës sedentare si stresi, ankthi, depresioni etj.
Ushtrimet
Aktiviteti fizik, nënkupton një sjellje që përfshin lëvizjen e të gjithë muskulaturës për aktivitete të ndryshme të kryera gjatë ditës. Ushtrimet nënkuptojnë një grup aktivitetesh fizike që me lëvizjet që kryhen përmirësojnë veprimtarinë e sistemit muskular dhe atij kardio-respirator. Ushtrimet shpesh kryhen me intensitet.

Rekomandime për aktivitetin fizike për moshën 3-6 vjeç:
- Një minimum prej 60 minuta në ditë aktivitet fizik me intensitet të moderuar në një sesion të vetëm ose në më shumë se një sesion prej 10 minutash secili

- Aktivitete që tërheqin dhe zbavitin e janë të sigurta për fëmijët e moshës parashkollore

- Mundësi lëvizjeje aktive për fëmijët dhe të rriturit duke qëndruar së bashku.

- Aktivitete të ndryshme gjatë javës

Rekomandime për aktivitetin fizik për mosha 6-18 vjeç:
- 60 minuta aktivitet i moderuar deri në aktivitet fizik intensiv çdo ditë të javës që përfshin aktivitete të ndryshme
Përfitimet nga aktiviteti fizik:

• Zhvillimin e sistemit muskuloskeletal të shëndetshëm (kocka, muskuj dhe artikulacione)

• Zhvillimin e sistemit të shëndetshëm kardiovaskular (zemër dhe mushkëri)

• Zhvillimin neuromuskular (koordinim dhe kontroll të lëvizjeve)

• Mbajtjen e masës së peshës

Rekomandime për aktivitetin fizik ppr moshat 18-65 vjeç:
- 30 minuta aktivitet fizik i moderuar gjatë pesë ditëve të javës

- 20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë 3 ditëve të javës

Kombinimi mes dy lloj aktiviteteve ul rrezikun e sëmundjeve si:

• Sëmundje kardiovaskulare

• Hemorragji cerebrale

• Diabeti tip II

• Kancer i zorrës së trashë

• Kancer i gjirit

Rekomandime për aktivitet fizik për mosha + 65 vjeç:

- 30 minuta aktivitet fizik i moderuar gjatë pesë ditëve të javës

- 20 minuta aktivitet fizik intensiv gjatë 3 ditëve të javës

- Një kombinim i të dy llojeve të aktiviteteve

A mund të dobësoheni në një ditë?!

A është e mundur që të dobësoheni për një ditë? Me disa truke mund të humbisni peshë në një kohë shumë të shkurtër
Të jetoni shëndetshëm

Të gjitha truket për të humbur kilet

Mos u frikësoni nëse peshorja ju shënon ndonjë kile më tepër, sepse është e mundur të dobësoheni edhe në një ditë nëse ndiqen disa këshilla të vyera. Në fakt ekzistojnë shumë mundësi dhe truke për të humbur peshë gjatë ditës. E rëndësishme është që të kuptoni atë se çfarë doni të bëni dhe të kini durim për ta çuar deri në fund planin për t’u dobësuar. Ju do ta shihni që të dobësoheni në një ditë duke ndjekur disa këshilla, nuk do të jetë edhe aq e vështirë sa mund t’ju duket. Ja disa truke për të humbur peshë në pak kohë.

Nga ora 06:00 deri në 09:00 të mëngjesit

Shmangni kafeinën
Mënyra e duhur për të filluar ditën nuk është kafeina: një filxhan kafeje, çaji, ose pije të tjera të ngjashme nuk janë një ide e mirë. Kafeina stimulon në organizëm çlirimin e hormonit të quajtur kortizol. Kortizoli, nga ana tjetër, çliron insulinën, roli parësor i së cilës është që të inkurajojë qelizat e trupit për të magazinuar yndyrat. Është më e këshillueshme që në mëngjes të pini një çaj bimor, ujë të ngrohtë me limon, ose thjesht një gotë uji të ftohtë.
Bëni një shëtitje të shpejtë
Studime të shumta kanë demonstruar që për t’u dobësuar gjatë ditës është thelbësore që të bëni ushtrime të shkurtra përpara mëngjesit. Akoma më mirë nëse bëni fitnes në ajër të pastër. Drita e diellit mbi lëkurë rrit sasinë e vitaminës D, e cila e bënë metabolizmin më aktiv dhe ul rrezikun për t’u shëndoshur.
Drithëra për mëngjes
Thyeni “regjimin” e natës me një mëngjes të pasur me drithëra. Proteinat që ato përmbajnë do t’ju ndihmojnë të mbani nën kontroll ndjenjën e urisë përgjatë mëngjesit. Opsione të tjera janë një fetë buke e zezë me marmelatë (pa sheqer), mjaltë me soje dhe një gotë me qumësht të skremuar.

Nga ora 10:00 deri në 12:00

Hani ndonjë gjë të vogël për të mbajtur një peshë të shëndetshme.
Mundohuni të mos kaloni më shumë se tri orë nga një ngrënie në tjetrën. Një meze e vogël dietike është ajo që ju duhet për të hequr urinë.

Nga ora 12:00 deri në 14:00

Hani supë
Sipas studiuesve të Universitetit Shtetëror të Pensilvanisë, të hash një tas me supë pa makarona para drekës ju lejon të humbni deri në 700 kalori në javë. Qëllimi i vetëm është që të shmangni ose të jeni të kujdesshëm që mos të hani supë të gatshme, të cilat shpesh janë të pasura me yndyrë dhe kalori.

Nga ora 14:00 deri në 16:00

Konsumoni jeshillëqe
Harrojeni zakonin tuaj të vjetër për të pirë qumësht dhe për të ngrënë çokollatë. Në vend të tyre zgjidhni një filxhan çaji jeshil dhe një mollë. Shkencëtarët e Universitetit të Sidneit kanë treguar që mollët janë një nga ushqimet më të mira për të hequr urinë. Kjo, sepse ato përmbajnë një sasi të konsiderueshme uji, që e ndihmon stomakun të ndihet i ngopur. Çaji jeshil është një burim i madh antioksidantësh.

Nga ora 17:00 deri në 18:00

Shmangni verën
Ideale për t’u dobësuar do të ishte që të evitonit totalisht kaloritë që vijnë nga alkooli. Por nëse nuk mundeni të rrini dot pa pirë një gotë verë përgjatë ditës, përpiquni ta pini atë përpara orës 19:00. Të konsumoni alkool me barkun bosh do t’ju hapte oreksin, duke bërë që të hani gjithnjë e më shumë.

Nga ora 21:00 deri në 23:00

Flini orët e duhura
Të flini pak dhe keq stimulon prodhimin e grelinës, një hormon që ndjell oreksin. Disa studiues nga Cleveland, duke studiuar një grup prej 68 grash për 16 vjet, kanë treguar se ata që flinin pesë ose më pak se pesë orë në natë, kishin më shumë probabilitet që të bëheshin obezë krahasuar me gratë që flinin më shumë se shtatë orë.

https://www.facebook.com/cajla.gostivari.ilirida/videos/vb.142052542534565/245678076292739/?type=2&theater

Datenschutzerklärung
Kostenlose Homepage von Beepworld
 
Verantwortlich für den Inhalt dieser Seite ist ausschließlich der
Autor dieser Homepage, kontaktierbar über dieses Formular!